Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. Ligj i dekretuar është një rekomandim i përsëritur për Shqipërinë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në vendin tone.