Top News – Meta ashpërson tonet/ ‘Populli të bëhet gati të mbrojë lirinë’
15/03/2021 13:59

Duke e konsideruar një sjellje të papërgjegjshme dhe në shkelje të ligjit atë të bashkisë së Tiranës për të nxjerrë nga zyrat partinë Fryma e Re Demokratike, presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur për momentet e përplasjes. Sipas tij dera e selisë të FRD ishte mbyllur dhe rrethuar me policë bashkiakë si të ishte skenë krimi. “Situata e paligjshme dhe e dhunshme që ndodhi në selinë e FRD dhe sulmi i dhunshëm ndaj kësaj force politike opozitare, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshje me PD dhe aleatët, është një tjetër tregues i sjelljes së papërgjegjshme të mazhorancës për dëmtimin e aktivitetit të kësaj force politike. Ky sulm siç u ndoq nga të gjithë shqiptarët bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës. Meta në fjalën e tij e ka cilësuar si një sulm të mazhorancës për të minuar pluralizmin në vend, teksa ka theksuar faktin se në letrën e lëshuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nuk ka asnjë referencë ligjore për të nxjerrë partinë Fryma e Re Demokratike për të liruar zyrat. Le të kalojmë te faktet. Në ambientet e FRD ishte ngjitur diku në korridoret e saj një letër, pa origjinë, pa nënshkrim, pa emër titullari, pa vulë institucioni, pa numër protokolli, e datës 3 mars, me qëllim që ta bënin të dukej si një akt zyrtar për të justifikuar veprimet e dhunshme dhe arbitrare për terrorizimin e kësaj force politike. Përmes kësaj letre që nuk plotëson asnjë element minimal të një akti administrativ, i kërkohej FRD lirimi i ambienteve për nevoja të bashkisë së Tiranës. Kjo letër nuk citonte në përmbajtjen e saj asnjë bazë ligjore apo asnjë referencë ku mbështetej ky njoftim. Duke theksuar se ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti I vendit, ka ashpërsuar tonet teksa ka paralajmëruar kryeministrin se përgjigja e tij në mbrojtje të Kushtetutës së vendit do të jetë së bashku me popullin, pa dallim ngjyrimi politik.

Top Channel/ Dorëheqje masive pas urdhrit të Ramës, socialistët që e sfiduan
14/07 19:39
Top News- “Thethi, krim shtetëror”, Berisha i vendos kusht Ramës, dënon aksionin
14/07 17:23
Top News- “Rama, do të ketë çdo pushtet”, Berisha nis lëvizjet e para, mobilizon kryebashkiakët
14/07 17:21
Top Channel/ Rama vizitë në Bavari me ftesë të homologut Söder, kryeministri: Mik i çmuar
14/07 17:19
Top Channel/ Igli Hasani: Rajoni, jo periferi e Europës! Integrimi, pjesë thelbësore
12/07 19:34
Top News- Inspektorët e pezulluar të AKU vënë sërish gjoba/ Rama i ashpër ndaj kryebashkiakëve
11/07 23:00
Top News- ‘I shoh shumë të lodhur’, Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve: S’jam për humor
11/07 22:30
Top News- ‘Domatja e gështenja nuk kanë parti’/ Rama thumbon kryebashkiakët demokratë
11/07 22:00
Top News- Rama paralajmëron tregtarët e qumështit: Kujdes do sekuestrojmë gjithçka
11/07 21:30
Top News- ‘Ça ke! Me ty e kam…’ Rama shqetësohet nga kryebashkiakja gjatë takimit
11/07 21:00
Top News – ‘Shembull pisllëku…’. Rama tregon pse zgjodhi demokratin te Kadastra e Vlorës
11/07 20:10
Top Channel/ Shkarkimet, Bashkiakët e PD kundër Ramës: Nuk marrim urdhra politikë
11/07 19:56
Top Channel/ Gjeli replikon me Ramën! Prokurorja reagon për ndërtimet e Thethit, i kthehet kryeministri
11/07 19:55
Top Channel/ Manja, kritika prokurores: Elsa Gjeli nuk bëri asnjë investigim, hetim disiplinor
11/07 19:53
Top News- Berisha kundër Ramës për shkarkimet/ “Një akt i rëndë antikushtetues, shkelje e hapur”
11/07 18:04
Top Channel/Rama batuta në Durrës: Ata të rrinë në buzë të liqenkës ti qajnë hallin koranin
11/07 17:32
Top Channel/’S’do të ketë më shishe qumështi pa fature’,Rama: Nga e hëna do bllokojmë çdo…
11/07 17:06
Top News- Rama ultimatum shkarkimesh, ikin të gjithë drejtuesit e njësive administrative
11/07 16:55
Top Channel/ “Demokrat, por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
11/07 15:57
Top Channel/ Rama ‘dush të ftohtë’ Dredhës: Ik paguaj topograf, mos ia jep lekët TV privat të Vlorës
11/07 15:53