Dua Lipa është ndër fytyrat e famshme që do të ndihmojnë në organizimin e ngjarjes madhështore në New York City në maj, duke u bashkuar me aktoret Penelope Cruz dhe Michaela Coel dhe tenistin Roger Federer në panel së bashku me redaktoren e famshme të Vogue, Anna Wintour. Revista “Vogue” njoftoi lajmin të mërkurën në mëngjes përmes rrjeteve sociale dhe uebsajtit të saj, se tema e vitit 2023 do të jetë ‘për nder të Karlit’.