Policia e Shkodrës njoftoi nisjen e procedimit penal të drejtores së shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës, pas denoncimit të Fiks Fare për punësimin e një mësuesi me probleme të shëndetit mendor që dhunonte fëmijët. Veç drejtores Rozina Stërkaj procedimi ka nisur edhe për mjeken e zonës me inicialet D.K , 45 vjeçe e cila në 20 mars të këtij viti ka lëshuar një dokument që tregon se mësuesi i matemaikës është i aftë për punë pavarësisht se ky i fundit ishte diagnostikuar me sëmundje mendore.