Papa Françesku tha të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për migrantët që kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e rrezojnë jetën e tyre në det, nuk janë pushtues, ata kërkojnë mirëpritje”. Papa tha përgjatë një vizite në qytetin francez Marsejë se emigrimi është “realitet i kohës sonë, një proces që përfshin tri kontinente në Mesdhe dhe përgjigja duhet të jetë largpamëse, përgjigje evropiane”.