Top News – Mesazhi i fundit i Armando Beqirajt/ Dëshmia e bashkëshortes islandeze për vrasjen
12/05/2021 22:36

Poranna Helga Gunnarsdottir, gruaja e Armando Beqirajt, i cili u ekzekutua muaj më parë në Islandë, është shprehur për mediat vendase se autoritetet kanë dështuar me punën e tyre. Poranna kërkon që procedurat e policisë të rishikohen dhe mbikëqyrja e kriminelëve të shtohet. Në rrëfimin e saj për mediat, ajo ka bërë me dije edhe bisedën e fundit që ka pasur me bashkëshortin, para se ai të vritej në pragun e shtëpisë. “Unë i dërgova Armandos një mesazh për të nxjerrë tharësen dhe ai më dërgoi: Po, pa stres. Unë jam me mikun tim dhe do të jem në shtëpi për pak! Mirë, shihemi së shpejti! Dhe pastaj, vetëm njëzet minuta më vonë, kur zbres nga shtëpia e shoh të shtrirë para derës”- tha bashkëshortja e Beqirajt, teksa përshkruan një nga momentet më të frikshme të jetës së saj. Rasti ka prekur shumë familjen, ndërsa ishin vëllai i Poranna dhe shoku i tij, të cilët jetojnë në katin përdhes të shtëpisë, ata që shkuan të parët pranë kufomës. “Dëgjuam diçka. Vëllai im dhe shoku i tij thanë thjeshtë: Çfarë ishte kjo? Dolëm jashtë po nuk pamë asgjë. Tre ambulanca mbërritën brenda pak minutash dhe Armando u mor me vete në njërën prej tyre. Hetuesit mbërritën pak më vonë. Isha në pritje për një kohë të gjatë. Në fund u informova nga oficeri i policisë se Armando ishte i vdekur,“-tregoi ajo. Në asnjë moment ajo nuk e pranon se e priste vrasjen e tij, duke bërë me dije se kohët e fundit i shoqi qëndronte më shumë se zakonisht në celular. Ndërsa shton se jeton çdo ditë me misterin për jetën që bënte bashkëshorti i saj.

Top Channel/ “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, protestuesit brohorasin për liderin e PD-së
22/12 19:05
Top Channel/ Elda Hoti: Ne nuk kemi qeveri, t’i rrezojmë një orë më parë
22/12 19:02
Top Channel/ Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës në protestë, hidhen shashka
22/12 19:01
Top Channel/ Protesta e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen tani, si emergjencë kombëtare
22/12 18:59
Top Channel/ Deputeti i PD-s, Belind Këlliçi: Ne jemi këtu për të bërë histori ky pushtët ka mbaruar
22/12 18:58
Top Channel/Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës drejt Kryeministrisë, hidhen shashka
22/12 18:57
Top News- Argita Berisha bashkë me bashkëshortin në protestë, demokratët mblidhen në shesh
22/12 18:28
Top Channel/ Protesta e PD para Kryeministrisë, protestuesi nga Lezha: Shpresa ka vdekur
22/12 18:01
Top News – ‘Duan të më marrin pronën’. Dhunohet autori i protestës simbolike para SPAK
22/12 17:46
Top News – Dhunohen policët në Vlorë. Hynë për të mbrojtur inspektorët e INUV, goditen edhe ata
22/12 16:42
Top Channel/ Benz-i përplaset me Fiat-in dhe përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja
22/12 16:41
Top News – Policia blindon Kryeministrinë, përgatitjet për protestën e PD
22/12 16:19
Top Channel/ Dy orë para protestës kombëtare të PD, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë
22/12 16:12
Top Channel/ Protesta e opozitës/ Policia merr masat e sigurisë rreth Kryeministrisë
22/12 15:49
Top News – BE përgëzon SPAK-un. ‘Tregon qëndrueshmëri përballë presioneve politike’
22/12 15:42
Top News – SHBA thirrje qytetarëve amerikanë. Shmangni protestën e opozitës te kryeministria
22/12 15:38
Top Channel/ Emigrim me bashkim familjar, si i marrin lejet e qëndrimit shqiptarët jashtë vendit
22/12 15:29
Top Channel/ Protesta e transportit/ Vlorë, kërkohet që të ndalet konkurrenca nga të paligjshmit
22/12 15:28
Top Channel/ Përleshen dhe dhunojnë policët në Vlorë, sherri nga pronarët e ndërtimeve abuzive
22/12 15:25
Top Channel/ Sfidat e Evis Salës: Do ndërtoj një sistem diagnostikues të integruar mirë
22/12 15:24
DIGITALB DIGITALB