Rrethi i ‘Ballkanit të Hapur’ sa vjen e po zgjerohet dhe këtë të martë drejt Ohrit do të udhëtojnë pesë liderë të Ballkanit Perëndimor, për të çelur punimet e samitit të radhës. Në axhendën e kryeministrit Rama, ‘Ballkani i Hapur’ është shënuar me të kuqe, si një organizim i prioritetit të veçantë, por edhe kësaj here Prishtina zyrtare, zgjodhi të distancohet nga tryeza ballkanike.