Politika shqiptare ka shprehur solidaritetin e saj dhe mbështetje pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një nga zonat me të frekuentuara të Stambollit pasditen e së dielës. Kreu I shtetit, Bajram Begaj reagoi me një postim në mediat sociale ku u shpreh I tronditur nga tragjedia në Turqi. “Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan presidenti Bajram Begaj.