Irani ka bërë një thirrje të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Donald Trump, duke dhënë një sinjal të qartë lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë globale. Teherani bëri të ditur se kalimi në këtë ngushticë nuk do të jetë më i lirë si më parë. Autoritetet iraniane theksuan se kjo pikë strategjike do të hapet për disa shtete, por jo më SHBA-në, duke i çuar një mesazh të qartë Trump.