Komisioneri Olivér Várhelyi mbështeti nismën e Ballkanit të Hapur duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë. Nga Samiti i Tiranës ku ishte pjesë online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara duke hequr burokracitë mes vendeve.