Pas paralajmërimit të opozitës për protestë para Kuvendit ditën e enjte, kanë filluar edhe marrja e masave të para. Në godinën e Kuvendit janë instaluar megafonë. Gazment Bardhi mblodhi këtë të mërkurë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, me qëllim mobilizimin për protestën para Kuvendit. Sipas burimeve, mësohet se gjatë mbledhjes, Bardhi u ka kërkuar demokratëve të angazhohen maksimalisht.