Kryministri i Kosovës Albin Kurti për herë të parë dha detaje për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Duke folur në seanën e Kuvendit këtë të hënë, ku u diskutua dialgou Kosovë-Serbi, Kurti u shpreh se ky plan ka të bëjë me njohjen defakto të shtetësisë së të dyja palëve. Kurti mes tjerash renditi edhe arsyet që e kanë shtyrë të pranojë planin e BE-së. Sipas tij, është hera e parë që viheshin në fokus marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi bazohej në parimin e reciprocitetit.