Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar pasardhësin e Zaav si kryetarin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski për postin e kryeministrit. Kovaçevski e mori dekretin të mërkurën në kabinetin presidencial, pasi LSDM-ja kishte njoftuar përmes një letre se ka siguruar shumicën në Kuvend për votimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.