Gjykata e Posaçme ka marrë më në fund vendim në seancë paraprake duke pranuar kërkesën e prokurorisë dhe duke kaluar për gjykim Sali Berishën dhe të akuzuarit e tjerë në dosjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv, Partizani. Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi pas një serie shtyrjesh që shoqëruan këtë akt procedurial para zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme kërkoi kalimin për gjykim të çështjes, ndërsa mbrojtja e Sali Berishës dhe e të akuzuarve të tjerë pushimin me arsyetimin e pavlefshmërisë së provave të paraqitura nga prokuroria.