Këtë të shtunë ka nisur transferimi i të dënuarve të burgut të Zaharisë drejt atij të Shënkollit. Tashmë konfirmohet përfundimisht se burgu famëkeq po mbyllet, premtim ky i bërë disa ditë më parë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ashtu dhe si u njoftua, dy blloqe në burgun e Shënkollit janë përshtatur për të pritur 319 pacientët të cilët po transferohen.