Nje 53-vjecar u plagos me thike pasditen e kesaj të diele zonen e Yzberishtit ne kryeqytet. Sipas policise Edi Rrapaj u qellua me mjet preres nga 24-vjecari Aleksi Peto pas nje konflikti te ndodhur mes tyre. I plagosuri u dergua drejt spitalit per ndihme mjeksore, ndersa i riu u largua me shpejtesi Uniformat blu shkuan drejt vendit te ngjarjes dhe pasi moren deshmite e para u vendosen ne ndjekje te autorit te dyshuar. Ai u prangos disa ore pas ngjarjes se rende. Ende nuk dihet shkaku i plagosjes ndersa hetuesit po marrin deshmite e aurorit dhe te plagosurit me qellim zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes