Që prej 13 dhjetorit Ismail Aliaj ishte në kërkim pasi apartamentin që kishte marrë me qira në Durrës e kishte kthyer në atë që njihet rëndom si shtëpi bari. Policia ka vënë në pranga qiramarrësin e apartamentit të një pallati në katin e dytë në lagjen 13, në brendësi të së cilës u gjetën 2 kg cannabis e tharë, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivim narkotikësh në ambient të mbyllur.