Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në lagjen Kala të Elbasanit. Zjarri i cili përfshiu çatinë e banesës rrezikoi edhe shtëpitë rrotull për shkak të afërsisë që kanë ndërtesat në lagjen Kala. Mendohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë cigare e hedhur e ndezur apo përdorues të lëndëve narkotike të cilët gjejnë strehë në shtëpitë e pabanuara.