Nick Abbott merr detyrën si ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të diplomatit, teksa ambasada britanike e cilësoi këtë moment si një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe që do të kulmojnë me rritje ekonomike dhe shkëmbim kulturor.