Ministria e Financave prezantoi Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e Bashkimit Europian dhe orienton politikat sa i përket reformave në menaxhimin e financave publike deri në vitin 2030. Në fjalën e tij, Ministri i Financave, Ervin Mete tha se forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike është një prej kërkesave kryesore për integrimin.