Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni viziton këtë të hënë qytetin Vlorës, një prej destinacioneve më të preferuar për italianët këtë sezon turistik bashkë me Sarandën. Vizita nuk është zyrtare, por një takim informal mes dy kryeministrave. Ajo konfirmon raportet e përforcuara mes dy udhëheqësve, ku Kryeministri Edi Rama gjithmonë e ka shqafur hapur simpatinë dhe vlerësimin për kryeministren italiane Xhorxhia Meloni. Në intervistën e fundit dhënë për gazetën e përditshme italiane “Libero”, Rama vlerëson diplomacinë e Melonit në Bruksel.