Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, është përplasur ashpër me presidentin francez Emmanuel Macron pasi ai kritikoi Italinë se refuzoi të lejonte ankorimin e njw anijeje me emigrantë. Meloni ka quajtur qeverinë franceze "agresive" dhe "të pakuptueshme". Italia ditwt e fundit nuk lejoi qw 3 varka të OJQ-ve që shpëtonin emigrantët tw ndalonin nw brigjet e saj duke i detuar të lundronin drejt Francës. Por raportet sugjerojnë se autoritetet franceze në fakt nuk kishin rënë dakord për një marrëveshje tw tillw me Italinë.