Pas miratimit të ligjit që synon shmangien e gjykatave italiane në vendimmarrjen për transferimin e emigrantëve, qeveria e Giorgia Melonit ka dhënë autorizimin për transferimin drejt kampeve të Lezhës të një ngarkese të plotë me 60-70 emigrantë. Sipas mediave italiane, anija e marinës ushtarake italiane, ‘Libera’ do të niset të hënën, pasi plani për zhvendosjen e emigrantëve është shtyrë me dy herë zyrtarisht për shkak të kushteve atmosferike dhe detit me dallgë.