Flukset e paligjshme të emigrantëve po dëmtojnë të gjitha vendet në të gjithë Mesdheun, tha të dielën kryeministrja italiane Giorgia Meloni, teksa u bëri thirrje kombeve të luftojnë së bashku kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Në kontrast me retorikën e saj të ashpër në të kaluarën, Meloni tha në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj ishte e hapur për të pranuar më shumë njerëz përmes rrugëve ligjore pasi “Evropa dhe Italia kishin nevojë për imigrim”.