Italia synon të farkëtojë një aleancë me vendet e Mesdheut për rishikimin e të ashtuquajturit Pakti i Stabilitetit, i nënshkruar nga vendet e Eurozonës gjatë krizës së thellë financiare pas vitit 2008. Pakti i Stabilitetit ofron kredimarrje shtesë për vendet me borxh publik të lartë, si Italia, Greqia, Portugalia dhe Spanja në këmbim të masave shtrënguese që pasuan miratimin e tij. Si Roma, ashtu edhe Athina e kanë konsideruar diskriminues këtë pakt dhe kanë kërkuar në Komisionin Europian rishikimin e tij.