Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj ‘Vëllezërit e Italisë’, por ajo shtoi se nëse zgjidhet nuk do të marrë detyrën e ligjvënëses evropiane. Zgjedhjet që mbahen prej 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian shihen si një provë kyçe për forcës që gëzon në elektorat koalicioni i saj i djathtë 18 mujor.