Pas betejës disamujore gjyqësore me drejtësinë italiane, qeveria e Giorgia Melonit dërgoi mëngjesin e së martës grupin e tretë të emigrantëve në përpjekjet për të vënë në zbatim marrëveshjen e arritur me Shqipërinë. Anija ushtarake italiane me 49 emigrantë në bord mbërriti në orët e mëngjesit të së martës. Kjo është hera e tretë që Italia dërgon emigrantët në Shqipëri pas paktit. Dy herët e para transferimi ka dështuar pas vendimeve të gjykatave italiane që kanë urdhëruar rikthimin e emigrantëve në Itali sapo ata kanë zbarkuar në Shqipëri.