Një megaoperacion i zhvilluar nga Prokuroria e posacme antikorrupsion në bashkëpunim me policinë e shtetit, coi në pranga 6 persona, në mesin e tyre punonjës policie, prokurorin e Kukësit një biznesmen dhe anëtarin e bandës së Bajrave, ndërsa jaë lëshuar 15 urdhër arreste. Operacioni i cili u shtri në disa qytete të vendit përfshirë Tiranën e Kukësin, coi në pranga Prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, biznesmenin e kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin, me detyrë ish drejtor i policisë operacionale, Edmond Prekën dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022.