Një mega-operacion është zhvilluar nga policia në Amerikën Latine, falë të cilit janë sekuestruar kokainë dhe drogëra të tjera, me vlerën e 5 miliardë dollarëve. Operacioni u koordinua nga Interpoli dhe nisi nga Meksika, e vijoi deri në skajin jugor, Argjentinë, teksa krahas drogës, u kapën edhe rreth 8000 armë zjarri ilegale. Në total u arrestuan rreth 15 mijë njerëz në disa shtete të ndryshme, ndërsa Interpol deklaroi se synimi I operacionit ishte të godiste disa rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit.