Emrat e Dmitry Medvedev dhe Maria Zakharovës janë pjesë e listës së të shumëkërkuarve të shërbimeve ukrainase të sigurisë. Kjo bëhet e ditur nga agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, e cila citon informacione nga ministria e punëve të brendshme në Kiev. Në shënjestër të 007-ave të Ukrainës kanë hyrë pra mes të tjerësh edhe zëvendëspresidenti aktual i këshillit të sigurisë së rusisë dhe ish president i vendit, dhe zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, që udhëhiqet nga Sergei Lavrov.