Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sërish në ambjentet e SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me tragjedinë e ‘Gërdecit’. Teksa është parashikuar të vijojë seanca, ku pritet të marrin pjesë dëshmitarët për tragjedinë që i mori jetën 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Më herët ish-ministri ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, duke e kosnideruar atë të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.