Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu së bashku me Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste zhvilluan një takim pune me këshilltarët e partive të opozitës dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha. Mediu kërkoi mbështetje për kandidatin e koalicionit Meta-Berisha në Kamëz, Arjan Hoxhën duke e prezantuar si alternativën që do të sjellë ndryshimin për banorët e kësaj zone. Mediu theksoi se më 14 maj do të mbrohet çdo votë e qytetarëve.