Nëse Gjermania do të kishte reaguar që në fillim të pandemisë së koronavirusit, situata do të kish qenë shumë më e mirë në vend. Ky është konstatimi i mediave gjermane, që mendojnë se politikanët në vend, hezituan në javët e para të 2020 për të marrë vendime dhe masa të forta në luftën ndaj pandemisë, dhe u humbën 78 ditë nga paralajmërimi i parë. Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” dhe ekipi i hulumtuesve të “Bayerischer Rundfunk” janë fokusuar tek disa çështje që prekin reagimin ndaj pandemisë.