Pas fitores së medaljes së parë olimpike të mundësit Chermen Valiev, kryeministri Edi Rama ka uruar kampionin olimpik të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka përgëzuar punën e Komiteti Olimpik Shqiptar, që drejtohet nga Fidel Ylli, teksa thekson se në Shqipëri jo vetëm që nuk largohen talentet, por vijnë edhe sportistë që kapin majat e botës.