Për të parën herë, udhëtarët në Tibet mund të shijojnë panoramat malore të zonës në shpejtësi të lartë. Një linjë hekurudhore 435 km e gjatë që lidh kryeqytetin tibetian Lhasa me qytetin Ningchi, hyri në shërbim ditët e fundit duke i dhënë 31 rajoneve në nivel provincial të kinës akses në trenat e shpejtësisë së lartë.