Një i burgosur shkaktoi kaos pasi u ngjit në çatinë e burgut “Frankland" në Durham të Anglisë. Ngjarja ndodhi në një burg që strehon disa nga të burgosurit më të rrezikshëm në Mbretërinë e Bashkuar. I burgosuri ishte i veshur vetëm me të brendshme. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe oficerët me mjete rebelimi dhe një negociator po merreshin me incidentin që ndodhi në burg. Në pamjet e bëra publike, shihet i burgosuri në majë të çatisë teksa oficerët e policisë duket se po përpiqen që ta ulin poshtë atë. Ministria e Drejtësisë së Anglisë konfirmoi se i burgosuri që u ngjit në çatinë e burgut, në Frankland u zbrit pas disa orësh. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha më herët gjatë ditës: "Stafi po punon urgjentisht për ta ulur të burgosurin në mënyrë të sigurt." Në “Frankland” janë më shumë se 800 të burgosur.