Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare ishin këtë të enjte në qendrë komunitare të Shkozës, ku shërbyen drekën për njerëzit në nevojë. Veliaj u shpreh se në këtë periudhë festash, do të jetë në të gjitha qendrat sociale, së bashku me drejtuesit e komuniteteve të besimit, për të ofruar ndihmë për njerëzit në nevojë.