Forca ajrore ruse kanë goditur bazën e militantëve në verilindje të Palmiras në Siri, duke vrarë 200 militantë, njoftoi admirali Aleksandër Karpov, nënkryetari i Qendrës Ruse për Pajtimin e Palëve ndërluftuese në Siri. Ai shtoi se avionët rusë shkatërruan edhe municione, makina dhe përbërës për prodhimin e mjeteve shpërthyese.