Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Ura Domje - Lagjia Tagan”, segment rrugor ky që lidh rreth-rrotullimin e Mulletit dhe fshatin Qeha. Veliaj tha se kjo është një provë që tregon se puna vijon edhe në periferi, teksa u zotua këtë vit janë planifikuar të asfaltohen 100 rrugë rurale.