Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së. Von der Leyen mbajti të mërkurën fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së.