Gjermania do të shtojë përqindjen e grave në forcat e armatosura. Kabineti i kancelarit Olaf Scholz miratoi së fundi një sërë masash për të nxitur mundësitë e barabarta për burrat dhe gratë në ushtri. Ndryshimet synojnë të harmonizojnë procedurat në ushtrinë gjermane, Bundesëehr, duke fuqizuar ligjet për mundësitë e barabarta që zbatohen për të gjitha strukturat shtetërore në përgjithësi.