Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përfunduar vizitën dy ditore në Tokio të Japonisë, ku ka promovuar Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana” si dhe ka zhvilluar një sërë takimesh, duke rikonfirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Vizitën zyrtare ku përfaqësoi edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana, kryebashkiaku e nisi të shtunën me një takim me kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.