Shtëpia e Bardhë kritikoi zyrtarët e lartë të NATO-s se kanë reaguar me vonesë pas sulmit kibernetik të ndërmarrë nga hakerat iranianë kundër Shqipërisë. Anne Neuberger, zëvendësekëshilltare e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë u ndal gjatë tek sulmi i korrikut ndaj vendit tonë në një samit të NATO në Romë.