Bashkimi Europian është shumë i shqetësuar për shkak të mos gjetjes së një zgjidhjeje mes Sofjes dhe Shkupit, ngërc që po mban peng hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, deklaroi të enjten gjatë një vizite në Sofje se Brukseli e gjen veten më shpatulla pas murit. Pas takimit me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, Varhelyi tha se ka vizituyar Bullgari për të katërtën herë në gjashtë muajt e fundit për të kërkuar zgjidhje për veton e vënë ndaj Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut evropian. Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim jo vetëm ndaj Shkupit por edhe ndaj Tiranësm në nëntor të vitit 2020.