Në mënyrë që të mos penalizohen nga Tik Tok, trafikantet e emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë po gjejnë metoda të reja për reklamimin e punës në rrjete sociale. Së fundmi ata kanë filluar të flasin me shenja “Emoji”, në një përpjekje për të shmangur filtrat e TikTok që synojnë të bllokojnë reklamat e tyre në internet për kalimet ilegale të Kanalit me varka të vogla.