Në 28 tetor në La Liga do të luhet El clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e para për këtë sezon të ri. Futbollistët e skuadrës katalanase do të zbresin në fushën e lojës ku në fanelë në vend të logos së Spotify do të jetë ajo e bandës legjendare të rockut Rolling Stones, dicka që ndodh në bazë të një klauzole në kontratën që kanë lidhur klubi i Barcelonës me kompaninë e njohur suedeze Spotify.