Pas pesë muajsh zhdukjeje, FNSH dhe RENEA zhvilluan për herë të parë kontroll në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Kontrollet nisën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne dhe zgjatën për rreth 5 orë në të gjithë zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, aty ku ndodhet edhe banesa.