Me Plis për në paris, ishte fraza e përdorur 7 vite më parë kur kombëtarja shqiptare bëri historinë kur për herë të parë u kualifikua në Evropianin e Francës. Tani në këtë frazë berlini zëvendëson Parisin teksa kuqezinjtë prenë përfundimisht biletën për në Evropianin e Gjermanisë të vitit të ardhshëm. Një pikë i mjaftontë skuadrës së Sylvinhos për të siguruar pjesëmarrjen e dytë në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental dhe ajo e arriti objektivin. Në Chisinau, skuadra jonë barazoi 1-1 me Moldavinë për të shkruar emrin mes 24 skuadrave të Euro 2024.