Efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Dyshja”. Bëhet fjalë për Elis Xherahun dhe Erdit Tefhasanin, të dy banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë me armë dhe drogë. Policia sqaron se aksioni është ndërmarrë pas informacionit në rrugë operative për për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut.