Ndërkohë që kalimet ilegale me gomone përmes ngushticës se La Manshit mes Francës dhe Anglisë nuk kanë të reshtur, numri i shqiptarëve në to ka rëne në mënyre të ndjeshme. Sipas The Times të Londrës, burimet qeveritare theksojnë se pritet të ketë rritje të ardhjes së azilkërkuesve nga Shqipëria në muajt e pranverës. Siç vërtetoi edhe tragjedia e fundit me gomone në La Mansh ku humbën jetën 4 emigrantë dhe disa të tjerë rezultojnë të humbur, mes tyre fatmirësisht numri i shqiptarëve momentalisht rezulton në një emigrant, i cili ndodhej në gomone dhe ai ka shpëtuar.